Djeg dielli k’tё mes-shtator
Si tё ishte muaj i ngrohtë behar
Vjen herёt, por mё e madhe
Hija e pemёve mbi trotuar.
Nga brenda shitores shoh gjethet
Të pjekura tashmë tek fёshfёrijnë
E rrallë janё makinat qё kalojnё
Ndёrsa blerёsit kanё harruar tё vijnё.
Pёr ca minuta mbushet rruga
Tё paqeshura kalojnё gratё fason
Edhe vajza tё lodhura nga puna
Pagesa mesa duket s’u mjafton.
Pastaj bie prap qetёsia
Bosh mbeten sheshet trotuaret
Mbyllen pёrgjithmonё shtёpitё
Mbyllen dyerët dhe dritaret.
Njё zgjua bletёsh vdes e shuhet
njё çerdhe zogjsh nё arrati
Por njё qytet nuk mund tё vdesi
S’pranoj dot kёtё zbrazёti !
Ballsh 15-9-2022

