Është ndërprerë me dy minuta seanca plenare në Kuvend, pasi kryesuesja e seancës, Ermonela Felaj, i ka ndërprerë fjalën e kërkuar për procedurë nga deputetja Jorida Tabaku duke ofenduar këtë të fundit “grifshë”.
Tabaku: Zonja kyesuese e seancës dua të tërheq vëmendjen ju dhe grupit të PS. (i ndërpritet fjala nga Felaj)
Felaj: Zonja Tabaku nuk jeni ende në kushtet që mund t’i tërhiqni vëmendjen dikujt për fjalën…për sa kohë nuk silleni me etikë për kolegët, por si grifshë nuk mund ta keni fjalën.




