Një 35-vjeçar nga Tepelena plagos me thikë kunatin e tij.
Mbas Divjakës, ku motra plagosi vëllain me thikë, një tjetër plagosje me armë të ftohtë ka ndodhur ditën e sotme.
Policia bën me dije se një 35-vjeçar ka goditur me thikë kunatin e tij pas një konflikti për motive të dobëta në Tepelenë.
Sipas policisë, i plagosuri është një 40 vjeçar i identifikuar me iniciale L.SH., banues në fshatin Hormovë, ndërsa autori është R.S., banues në Tepelenë.
I plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autoritetet kanë arrestuar autorin e ngjarjes.

