Kështu shkruan kreu i PD-së Sali Berisha në rrjetet sociale.
“Elita akademike universitare proteston kundër rrogave të ulta, përçmimit nga qeveria”, shkruan Berisha proteston dhe opozita do i mbështesë.
Ja postimi I plotëci tij:
Qindra pedagogë të universiteteve në protestë!
Elita akademike universitare proteston kundër rrogave të ulta, përçmimit nga qeveria.
Të dashur miq, thirrje për protestë e Sindikatës së Universiteteve, pas refuzimit absurd e cinik të Edi Ramës, të kërkesave të peticionit të tyre, për rritjen e pagave dhe kushte minimale pune.
Sot, pedagogët e universiteteve të Shqipërisë kanë një rrogë 50%-60% më të ulët se në Kosovë dhe në Maqedoni.
Mbeshtetje të plotë kërkesave të drejta dhe protestës së pedagogëve. U bej thirrje të gjithë studentëve dhe mësuesve të vendit, të solidarizohen me protestën e tyre, që do mbahet më datë 5 tetor. #sb




