Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Beratit, duke lënë pas tre persona të lënduar rëndë.
Mjeti tip Fuoristradë ‘Benz GLE’, me targa angleze, e me drejtues 31-vjeçarin nga Shkodra, Leon Simoni përplasi tre persona. Mësohet se i riu ishte duke bërë drift në zonë, por ka humbur kontrollin e mjetit.
Të plagosur mbetën: Blerina Nerjaku 45 vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku 37 vjeçe banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu 63 vjeç banues në fshatin Velabisht në Berat.
Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe dy prej tyre po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale

