NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Bëni transparencë, çfarë ndodhi dje në Bruksel?!
    3 hours ago
    Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve
    1 day ago
    Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
    4 days ago
    Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: 10 milionë dollarë për ‘kokat’ e tre hacker-ëve iranianë që sulmuan Shqipërinë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Kryeministri Rama: “Për Ballukun nuk kishte akuzë për korrupsion, vetëm për keqmenaxhim të prokurimit publik”
Kryesore
Belind Këlliçi/ Bëni transparencë, çfarë ndodhi dje në Bruksel?!
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Të tjera
Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve
Kryesore Politikë
Zv.kryeministrja Albana Koçiu në Baku, Forumi Botëror Urban ka në fokus urbanizim dhe qytete më të qëndrueshme
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

10 milionë dollarë për ‘kokat’ e tre hacker-ëve iranianë që sulmuan Shqipërinë

Neutrale
Last updated: 2022/09/15 at 4:51 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Ata quhen Mansour Ahmad, Ahmad Khatibi e Amir Hossein Nikaiin dhe kushdo që jep informata të qenësishme për figurën e tyre, mund të shpërblehet deri me 10 milionë dollarë nga Departamenti amerikan i Thesarit.

Arsyeja? Janë të dyshuar si përgjegjës për sulmin kibernetik të ndërmarrë ndaj sistemit qeveritar më 15 korrik 2022, me urdhërues Shërbimet Sekrete iraniane MOIS, si edhe për sulmin e dy muajve më pas në Shqipëri, i cili u ndërmor ndaj sistemit TIMS.

Shqipëria, e ka mbajtur Teheranin përgjegjës për të dyja ngjarjet dhe për shkak të së parës, ka ndërprerë në mënyrë unilaterale raportet diplomatike mes vendeve, duke dëbuar diplomatët iranianë në Tiranë.

Nga të tre këta eksponentë, nuk rëndojnë vetëm akuza për aktet ndaj Shqipërisë, pasi këto janë thjesht të fundmet.

Amerikanët, dyshojnë se tre hacker-ët janë të përfshirë në sulme kibernetike të ndërmarra edhe në SHBA, kryesisht në sisteme lokale të Mississippi-t dhe Indiana-s.

Akuzat gjithsesi, nuk e përcaktojnë nëse të tre ata kanë punuar apo nën tutelën e Qeverisë iraniane, por në një raport të bashkëngjitur, bëhet me dije se ata janë të atashuar pranë Gardës Revolucionare Islamike, e cila është praktikisht një forcë iraniane në çështjen e sigurisë dhe inteligjencës.

Këtyre sanksioneve, u është bashkëngjitur edhe një masë direkte ndaj Ministrisë së Inteligjencës iraniane dhe ministrit përgjegjës për këtë dikaster, për shkak të sulmeve në Shqipëri.

Në rrugë të tjera nga inteligjenca amerikane ndërkohë, është bërë me dije se të tre, si Ahmadi, Khatibi dhe Nikaein, janë shtetas iranianë, të cilët janë të punësuar në kompani të mëdha teknologjike, të cilat operojnë në Iran.

Kjo gjithsesi, mendohet se është thjesht një detyrë kamufluese, për aktivitetin e tyre të vërtetë.

Pjesë e sanksioneve amerikane, janë bërë 10 persona dhe dy entitete, për rolet në kryerjen e akteve keqdashëse kibernetike, ku përfshihet edhe ai ndaj Shqipërisë.

Washingtoni, është zotuar se do të godasë Iranin fuqishëm për sulmet ndaj Shqipërisë dhe do të operojë së bashku me Tiranën për zhbërjen e çdo sulmi të mundshëm.

Vendimi për shpalljen e tre emrave në atë listë dhe dhënia e shpërblimit prej 10 milionë dollarësh për informacione, është qartazi në ndjekje të rrjedhës politike mbështetëse për Shqipërinë në këtë aspekt, duke qenë se dyshimet bien mbi përfshirjen e të tre hacker-ëve në sulmin ndaj Tiranës.
Gazeta Tema

Neutrale September 15, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Kryeministri Rama: “Për Ballukun nuk kishte akuzë për korrupsion, vetëm për keqmenaxhim të prokurimit publik”
2 hours ago
Belind Këlliçi/ Bëni transparencë, çfarë ndodhi dje në Bruksel?!
3 hours ago
Lutfi Dervishi/ Beteja e humbur me gjuhën shqipe
1 day ago
Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve
1 day ago
Zv.kryeministrja Albana Koçiu në Baku, Forumi Botëror Urban ka në fokus urbanizim dhe qytete më të qëndrueshme
2 days ago

Kryeministri Rama: “Për Ballukun nuk kishte akuzë për korrupsion, vetëm për keqmenaxhim të prokurimit publik”

Belind Këlliçi/ Bëni transparencë, çfarë ndodhi dje në Bruksel?!

Lutfi Dervishi/ Beteja e humbur me gjuhën shqipe

Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?