Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka prezantuar Vendimet e Qeverisë të mara në mbledhjen e sotme:
PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE 2 🫶
📌Indeksojmë me 6% të gjitha pensionet në vend
📃Miratuam në mbledhjen e Këshillit të Ministrave një vendim të rëndësishme, si pjesë e Paketës së Rezistencës Sociale 2.
👨🏼🦳👵🏻Të gjitha kategoritë e pensionistëve në Shqipëri do të përfitojnë rritje të pensioneve të tyre me 6%, duke e çuar në total këtë rritje për vitin 2022 në 9.5% për rreth 674 mijë pensionistë.
📈Kjo masë për periudhën shtator-dhjetor ka një efekt në buxhetin e shtetit në rreth +2 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2023 në +8.4 miliardë lekë.
Rrisim në 34 mijë lekë pagën minimale në shkallë vendi 📈.
📌Rreth 900 mijë qytetarë shqiptarë do të përfitojnë nga zbatimi i këtyre dy masave.
🤝Mbajmë premtimin për të qenë pranë të gjithë kategorive më në nevojë dhe për t’i ndihmuar ata në kapërcimin e kësaj situate jo të zakonshme.




