Kështu shkruan në “Facebook” ministri i mbrojtjes Niko Peleshi.
Një pjesë prej tyre, që janë diplomuar në Akademinë e Arteve, do t’i bashkohen Orkestrës Simfonike të FA.
Ja postimi i tij:
148 të rinj dhe të reja nisën sot rrugëtimin për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Një pjesë e rekrutëve të rinj, të diplomuar në Akademinë e Arteve, do t’i bashkohen Orkestrës së sapokrijuar Simfonike të FA, ndërkohë që do të kryejnë Stërvitjen Individuale Bazë në Bunavi, Vaun e Dejës dhe Poshnjë.
#TiKeForcënQëNderonKombin 🇦🇱


