Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, në një status në rrjetet sociale, ka reaguar për lajmin e ditës; financimet ruse në PD.
Ai shkruan, se ne e besuam, por pyetjet janë për ata që bënin sikur e mbështesnin e në fakt e kishin marrë peng.
A i dinin ambasadorja Kim dhe z.Eskobar këto fakte ?
Ja postimi i plotë i tij:
Pas lajmit te VOA per financime ruse , me vijne disa pyetje. Jo per L.B po per ata qe benin sikur e mbeshtesnin nderkohe qe e kishin marre peng.
Ne se L.B ka marre apo jo financime nga ruset , une edhe tani nuk kam gje per te shtuar . Ne ate kohe i besuam fjaleve te L.B . Sot nje hetim serioz duhet ti jap pergjigje kesaj akuze. Po thene kjo, pyetjet i kam per personazhe te tjere;
-A i dinin ambasadorja Kim dhe z.Eskobar faktet e ngritura si akuza sot per L.B, kur i jepnin mbeshtetje publike dhe i benin ftesa fake per SHBA ?
-A eshte kjo çeshtja me te cilen ( sic ka thene Berisha dhe sic konfirmohet plotesisht sot ne fakt) e mbanin peng L.B dhe e perdoren duke e detyruar te ndermarre aktet qe çuan ne percarjen e PD ?
-A po shantazhohen deputete te tjere te PD me te njejtat menyra per te mbajtur te perçare grupin parlamentar ?
Te gjitha do dalin nje dite ne drite te diellit, sic doli dhe kjo ceshtje.
E drejta dhe e verteta e kane gjithnje rrugen me te veshtire po ne fund eshte vetem ajo rruge qe te con ku duhet.

