Partia e Lirisë ka thirrur prej ditësh dhe ka mbledhur sot përkrahësit e saj, por edhe të tjerë qytetarë, para Inceneratorit të Tiranës për të protestuar për atë që Ilir Meta e quan si mega-aferën e qeverisë Rama.
Shumë qytetarë janë mbledhur për të protestuar në lidhje me skemën e vjedhjes së parave të qytetarëve shqiptarë.
Ata mbajnë në duar pankarta ku denoncojmë skemën e vjedhjes ndërsa kanë printuar edhe kontratat koncesionare që mbajnë firmën e zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Protesta e ditës së sotme është thirrur nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndërsa kanë marrë pjesë edhe disa deputetë të Partisë Demokratike.


