Kalamata: Sulmi mizor i një tufe qensh ndaj 34-vjeçares.
“Mendova se do të më vrisnin”
Kolegët e saj, të cilët dëgjuan britmat e saj, arritën ta shpëtojnë dhe ta çojnë në spital, shkruan protothema.gr
Një 34-vjeçare është sulmuar nga qentë endacakë mëngjesin e së hënës (12/9) në Kalamatë teksa shkonte në punë. Kolegët e saj që dëgjuan britmat e saj arritën ta shpëtojnë dhe ta çojnë në spital.
34-vjeçarja, e cila është edhe nënë e dy fëmijëve të vegjël, duke përshkruar momentet e makthit që ka përjetuar, theksoi se tufa e qenve e sulmoi teksa po hynte në oborrin e fabrikës ku ajo punon.
Ishte dita e tretë që ajo pati filluar punë.
Papritur ajo pa para saj shtatë qenë, të cilët iu vërsulën tërbuar dhe filluan ta kafshonin në të gjithë trupin. Vajza ra në tokë dhe pak para se t’i binte të fikët, dy kolege të saj e dërguan në spitalin e Kalamatës ku po trajtohet.
“Nuk e prisja se do të më bënin diçka të tillë dhe do të më kapnin, mendova se do të më vrisnin”, tha 34-vjeçarja e tronditur.



