Emisioni “Stop” ka sjellë shqetësimim e një qytetari në Vlorë, në zonën e Ujit të Ftohtë.
Bëhet fjalë për “Vila Toto”, për të cilën ka folur pronari i saj, Luan Toto.
Ai tregoi se vila është ndërtuar që në qeverinë e Fan Nolit.
“Shtëpia ime është ndërtuar nga gjyshi im që në qeverinë e Fan Nolit, e deri më sot jemi 6 breza që e trashëgojmë. Kjo vila është mbi 100-vjeçare e ndërtuar nga gjyshi im dhe e mirëmbajtur nga babai im që e njeh e gjithë Shqipëria, Qemal Toto. Kjo mund të jetë çereku i asaj që mund të më takojë mua”, tha denoncuesi.
Toto zotëron vilën, lokalin dhe lulishten. Por tani e kanë lënë pa dalje, pasi Bashkia i ka dhënë rrugën një biznesi për parkim. Më parë, Toto tha se i kanë marrë edhe 4 metra për trotuarin, pa e shpronësuar.
“Shteti më bëri këtë rrugë kalimi. Kërkoj që në hyrjen e shtëpisë sime të më japë rrugën që të hyj në shtëpi. I bie që të hipi mbi makina”, tha ai, duke demonstruar mënyrën si vepron për t’u futur në banesë.

