Shumë i ashpër Ilir Meta në emisionin televiziv “Të Paekspozuarit”.
Kreu i PL-së tha se Rama është “një legen”, Rama do dalë nga politika si “kurban i Ilir Metës”.
“Ky është një legen, ai e di shumë mirë që është një legen. Ai erdhi në politikë si çuni i Netës, çun i mamit, dhe do dali nga politika si kurban i Metës”, tha ish presidenti
Për protestat, ai u shpreh se “rruga e protestave, e ngritjes së qytetarëve, është ajo që do të rivendosë Shqipërinë në normalitet, pasi ai i ka kapur të gjitha institucionet, parlamenti është jo-funksional. Drejtësia është në një presion të vazhdueshëm”.

