Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në rrugën Zvezdë- Zëmblak, ku një traktor u përplas me një motor.
Arjan Xhuti dhe Hatixhe Kulla janë dy viktimat e aksidentit tragjik.
Arjan Xhuti ishte drejtuesi i motorit dhe u dërgua për në spital, por ndërroi jetë rrugës.
Ndërsa Hatixhe Kulla ishte pasagjere në traktor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

