Kështu shkruan Flamur Noka në rrjetet sociale duke e akuzuar bashkëpunëtoren e Erion Veliaj, se bashkëshorti i saj është një shpërndarës droge dhe në kërkim nga policia.
Ja postimi I tij:
Sektori i “Shpërndarjes”
Administratorja e Njësisë Bashkiake 7 në Tiranë është bashkëpunëtore e besuar e Erion Veliajt.
“Përpiquni të punoni fort, për arritje të suksesshme”, u thotë nxënësve në këtë fillimviti shkollor.
Ndërkohë e besuara e kryebashkiakut e ka bashkëshortin në kërkim nga policia, sepse ka punuar fort në sektorin e shpërndarjes së drogës. Baza e shpërndarjes është lokali i tyre pranë sheshit “Wilson”.
Erion Veliaj i zgjedh me kujdes bashkëpunëtorët. Nuk i shpëton gjë. Shpërndajnë hartime dhe lëndë narkotike.


