Ngjarja e rëndë ka ndodhur në SHBA, në Coney Island.
Paraprakisht nuk ka të dhëna për abuzim apo neglizhencë të tre fëmijëve – Autoritetet janë në kërkim të dëshmitarëve.
Tre fëmijë të moshës tre muajsh, katër dhe shtatë vjeç u gjetën pa ndjenja në një plazh të Coney Island. Nëna e tyre, 30 vjeçe, u gjet pranë zonës dhe dukej se ishte “e shqetësuar”, thanë oficerët dhe u dërgua në stacion për t’u marrë në pyetje. Kërkimi i autoriteteve për nënën dhe fëmijët filloi rreth tre orë më parë kur një i afërm thirri policinë nga frika se nëna mund t’i kishte dëmtuar fëmijët, u tha gazetarëve shefi i NYPD Kenneth Corey.
Vazhdojnë hetimet

