Java që nis sot, pra prej dt 12 shtator deri më dt 19, parashikohet një javë klasike e vjeshtës.
Fundi i javës mund të sjellë rritje të temperaturave, por edhe reshje shiu me intensitet relativisht të lartë.
Moti për ditën e hënë dhe të të martë parashikohet i kthjellët në përgjithësi, por me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht në relievet kodrinore – malore.
Nga dita e mërkurë deri ditën e premte moti parashikohet me diell por edhe me prani vranësirash të dukshme.
Dita e premte, në zonat e veriut parashikohet me mot të vranët e alternime kthjellimesh.
Dita e shtunë parashikohet me surpriza të motit.
Zona e veriut dhe kryesisht veriperëndimi parashikohen me rënie të theksuar temperaturash dhe reshje shiu me itensitet të lartë.
Zona e qendrës dhe jugut fillimisht me kthjellime e më pas vranësira të dendura (përfshi reshje shiu) si dhe temperatura deri në 35-36°C. Gjithashtu në këto zona parashikohen edhe erërëra me intensitet.

