Policia e Vlorës kan arrestuar dy shtetas dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi gjatë kontrollit iu sekuestruan disa doza me lëndë narkotike.
Njoftimi:
“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: R. Z., 33 vjeç, pasi në Dhërmi, gjatë kontrollit fizik, iu gjetë dhe sekuestrua një sasi lendë narkotike e dyshuar kokainë dhe MDMA si dhe disa tableta lëndë narkotike e dyshuar Ekstazi.
E. Gj., 34 vjeç, pasi në Radhimë, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte dhe gjatë kontrollit fizik të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lendë narkotike të dyshuara kokainë dhe Cannabis Sattiva.
Si dhe nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit:
-B. A., 27 vjeç, pasi në afërsi të rrethrrotullimit të Nartës, Vlorë, gjatë kontrollit fizik, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë;
-M. Sh., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë”, njofton policia.
Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

