Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Plashnik të Poliçanit, ku një 73-vjeçar ka humbur jetën pasi ka tentuar të fikë një zjarr që e kishte ndezur në ullishten e tij për të djegur mbeturinat.
I moshuari është identifikuar si F.T.
Gjatë tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve, 73-vjecari është asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Pas njoftimit të marrë nga kryeplaku i fshatit Plashnik, në lidhje me ngjarjen, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



