Deputeti i qarkut Dibër Xhelal Mziu, një ditë para fillimit të shkollës, ka ndalur në disa fshatra të zonës së tij elektorale.
Ai ndal posaçërisht te rasti në fshatin Lishan i Epërm në Njësinë Administrative Luzni, ku siç ashkruan ai, nuk ka shkollë, por s’ka as rrugë, as kamioni nuk shkon dot tani. Po në dimër ? – pyet deputeti.
Ai gjithashtu trajton rastin e shkollës në Zall Dardhë, ku nga fotot që përcjell, duket gjendja mjerane e shkollës.
Ja postimi i tij :
📌 👉 Shkolla 9-vjeçare dhe shkolla e mesme në një godinë në qendër të njësisë administrative në Zall Dardhë Dibër e shkatërruar totalisht, pavarësisht se nesër fillon mësimi❗️
📌Në Zall Dardhë deri para 9 vitesh ishin 10 shkolla, sot kemi vetëm dy shkolla❗️
📌Kjo shkollë është pa dyer, pa dritare, me xhama të thyera, e shkatërruar, plotë ferra nëpër dyer e dritare, pa oborr, pa rrethim, pa sistem ngrohje dhe me asnjë kusht minimal❗️
📌Arsimi është shkatërruar totalisht në Zall Dardhë dhe në të gjithë qarkun e Dibrës, rilindja e ka mision mbylljen e arsimit, lënien djerrë të bujqësisë dhe pa asnjë mbështetje nga qeveria, e ka imponuar braktisjen, është zhbërë Dibra dhe Qarku Dibër për shkak të Qeverisë së Rivdekjes❗️




