Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në në fshatin Zallq të Istogut në Kosovë, ku një 2-vjeçar është mbytur në pishinë.
Rastin e ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai njoftoi se viktima është gjetur në një pishinë të vogël në shtëpinë e saj.
Ndërsa, vdekjen thotë se e ka konstatuar mjeku në QKMF-në në Istog.
“Sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja është gjetur në një si bazen të vogël vetëm te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

