Plagë e trauma të shumta, por fatmirësisht pa viktima. 99 pasagjerë të plagosur dhe katër autobusë të dëmtuar, ky ka qenë bilanci i aksidentit në kryeqytetin Turk.
Katër autobusë janë përfshirë në një aksident të rëndë në Stamboll të Turqisë.
Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të plagosur 99 persona, teksa fillimisht dy autobusë janë përplasur kokë më kokë dhe dy të tjerë, në vijim, janë përplasur me ta, sipas Anadolu Agency.
Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe forcat zjarrfikëse dhe të policisë.
Të plagosurit u dërguan në spitale shtetërore dhe private për t’u ofruar ndihmën e parë, tha prefekti i Stambollit Ali Gerlikaya.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të urës që lidh anën evropiane dhe aziatike të Stambollit.



