Një zjarr ka rënë mesditën e së premtes në një makinë teksa ishte në lëvizje në Heraklion të Kretës. Sipas creta.live, në automjet ndodheshin një nënë, shoferi, dy fëmijë të mitur dhe vjehrra e saj.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por automjeti është shkatërruar plotësisht. Ngjarja ka ndodhur pranë Manastirit Koudouma.

