Lëvizja kryengritëse e Postribës tregoi se komunizmi ishte diçka e huaj dhe e padëshiruar për shqiptarët të cilët jetonin krenarë dhe me dinjitet në votrat e tyre, që liria që kemi dhe gëzojmë sot ka një çmim , atë të sakrificës dhe përpjekjet që bënë malësorët trima dhe intelektualë të Postribës, të Kelmendit, Malësisë së Madhe, Dukagjinit dhe në mbarë vendin për t’u çliruar nga rregjimi dhe kërcënimi komunist.
Postriba u pushtua dhe u mbyt me gjak nga komunistet, ku me dhjetra u vrane, me qindra u denuan dhe me mijra te tjere u internuan dhe dergjen ne kampe perqendrimi.
Kjo kryengritje e para e ketij lloji ne Evropen lindore te cilen kishte rene dhe mbuluar terrin dhe nen perden e hekurt,eshte simbol i rezistences antikomuniste, simbol krenarie dhe dinjiteti njerzor per te cilet herojte e kesaj kevizje u martirizuan per lirine dhe demokracine, pavaresine kombetare, orientimin gjeopolitik te vendi t kah perendimi dhe jo nga lindja dogmatike e ndikimit sllavokomunist.
Mesazhet qe na vijne nga kujtimi i kesaj levizje dhe nderimi per herojte jane aktuale edhe sot per kryenaltesi, per qendrese , rezistence dhe mbrojtje te dinjitet njerzor e kombetar..Respekt e perulje per herojte e martirizuar te kryengritjes se Postribes, protoganisteve te saj Osman Haxhia, Ejup Kazazi e dhjetra e dhjetra djem e burra qe u vrane per clirimin komberar nga thundra e rregjimit kriminal komunist , e qindra te burgosureve dhe e mijrave te tjere te pafajshem qe u damkosen dhe persekutuan . Kjo dite homazhi eshte moment kujtimi, vlersimi, respekti perulje dhe krenarie per vepren dhe sakrificen e tyre, si dhe apeli per ndergjegjsimi per denimin e krimeve te komunizmit , per studimin , analizimin dhe rishikimin e historise , na frymezon per bashkim dhe qendrese ne mbrojtje te vlerave te lirise , te demokracise, te drejtave tona politike, ekonomike shoqerore si dhe te interesave kombetare.




