Mbreti Charles III shkoi në Pallatin Buckingham për të takuar pjesëmarrësit e zisë këtë pasdite, ku shtrëngoi duart dhe pranoi ngushëllimet e tyre.
Ai u prit me thirrjet “Zoti ruaj Mbretin” dhe interpretimet e improvizuara të himnit kombëtar.
Ajo çfarë ra në sy më së shumti ishte papërmbajtja e një gruaje e cila e puthi Mbretin Charls.
Ai gjithashtu inspektoi lulet dhe homazhet e lëna për nënën e tij të ndjerë në portat përpara se të hynte në Pallatin Mbretëror.





