Dita e sotme do të ketë ulje temperaturash dhe reshje shiu në disa zona.
Vendi në përgjithësi do të jetë nën vranësira.
Në zonën e qendrës këto vranësira prej orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Zona e veriperëndimit parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu, breshër dhe shkarkesa elektrike.
Në zonën e verilindjes reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 14 deri 30°C
në zonat e ulëta 16 deri 33°C
në zonat bregdetare 18 deri 31°C

