Bëhet fjalë për anijet që gjenerojnë energji dhe të cilat do të jenë dy në funksion të prodhimit të energjisë për nevoja të vendit tonë.
Një nga anijet të cilat janë marrë me qira nga qeveria për prodhimin e energjisë elektrike, ka mbërritur sot në Portin e Vlorës.
Dy anijet e marra me qira, pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji.
Anija speciale do te qëndroje në spirancë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 (PIA) dhe do të shkarkojë dy anijet gjenerator pasi i ka te ngarkuara sipër saj.
Marrëveshja për anijet është nënshkruar me mbështetje të SHBA-së me një afat 2-vjeçar.



