Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Tërbaç.
Sipas policisë, një 40-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me motoçikletën, me të cilën lëvizte.
“Në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, gjatë natës, shtetasi L.H., 40 vjeç, dyshohet se duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit”, njoftoi policia.

