Pritje mbresëlënëse i bëri presidenti serb Vuçiç, presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Gjatë ceremonisë zyrtare jashtë godinës qeveritare “Palata Srbije”, në momentin e dëgjimit të himneve kombëtare, u shkrepën pushkët 10 herë nga kështjella e Beogradit, për nder të presidentit turk.
Pas takimit kokë më kokë të të dy presidentëve, presidenti rus deklaroi: “Serbia dhe Turqia kalojnë në një fazë marrëdhëniesh të arta bilaterale”.
Presidenti i Serbisë i dha rëndësi të veçantë rolit të presidentit Erdogan për zgjidhjen e çështjeve respektive me Bosnjën dhe Kosovën.
Gjithashtu i mëshoi faktit se Turqia është një prej investitorëve më të rëndësishëm në Serbi.
Ndërsa presidenti turk gjatë intervistës për shtyp tha se u diskutuan të gjitha çështjet e hapura dhe të pazgjidhura në Ballkan dhe u përqëndrua veçanërisht në çështjet me Bosnjën dhe Kosovën, duke deklaruar se: “Në Ballkan nuk mund të ketë më çështje të hapura”.