Aksidenti i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec – Lin, ku një makinë është përmbysur në anë të rrugës.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina është aksidentuar. Raportohet se fatmirësisht shoferi nuk ka pësuar dëmtime të rënda.