Në kuadrin e takimeve që ka nisur Partia Demokratike në gjithë degët e saj, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka ka marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë së degës Kavajë.
Duhet punë dhe kontribut nga secil, ka thënë Noka, për t’u përballur e rrëzuar bandën në pushtet.
Për këtë takim ai ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale:
“Nga takimi sot në Kavajë me kryesinë e degës.
Aksioni politik i Partisë Demokratike do të shtrihet në të gjithë vendin. Të gjithë bashkë për të shpartalluar bandën me pushtet!
Duhet punë dhe kontribut nga secili prej nesh! ✌🏻”