Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha për Euronews Albania se mbështet çdo vendim që i shërben sigurisë kombëtare.
“Për ne nuk ka asgjë më të rëndësishme se mirëqenia dhe siguria e qytetarëve shqiptarë. Është një rast që dëshmon edhe një herë rëndësinë e aleancës tonë në NATO. Dua t’i shpreh mirënjohjen time dhe falënderimet Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndihmën e pazëvendësueshme që kanë dhënë në rastin e kësaj krize, të këtij sulmi të paprecedentë kibernetik mbi infrastrukturën digjitale të Shqipërisë,” tha ai.