Shkëmbim batutash ka patur në seancën e sotme parlamentare mes Enkelejd Alibeaj dhe kryeministrit Edi Rama.
Alibeaj ngriti disa pyetje për rritjen e çmimeve, krimin që sipas tij është fuqizuar, shkarkimin e Gledis Nanos etj.
Nga ana tjetër Rama u përgjigj me ironi duke thënë se mendon se opozita banon në një planet tjetër.
Alibeaj: Çfarë europiane ka sot kur rriten çmimet? Çfarë Europiane ka sot kur krimi është fuqizuar aq shumë sa e sfidon shtetin, çfarë europiane ka kur drejtori i policisë që duhet të luftoje krimin, shkarkohet pa motiv, pa transparencë dhe 1 ditë më pas tregon se në Shqipërinë e flamurit tonë, aksionet policore dekonspirohen. Kur kryeministri i vendit çuditet pse gjysma e ndërtimeve është pa leje.
Rama:
Më bëri përshtypje parafolësi se ngriti pyetjen Çfarë europiane ka sot kur rriten çmimet? Ku jetoni ju? Unë mendoj se banoni në një planet tjetër, emri i të cilit mbetet mister por nëse ka një gjë që po shqetëson botën dhe Europën është rritja e çmimeve. Shifrat e Eurostat tregojnë se Shqipëria e ka mbajtur inflacionin në një nivel që është më i ulëti në rajon. Kemi një sërë vendesh me inflacion 2 shifror dhe nivel më të ulët se mesatarja e vendeve të BE sepse Shqipëria është i vetmi vend që ka vendosur të ndërmarrë një rrugë për të mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla.
Piku i çmimit të energjisë me 10 gusht ishte 1040 euro/MGË ndërsa para krizës ishte 90 – 110 euro. Jemi 10 herë më lart.

