Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, si përherë gjen forma origjinale për të përcjell mesazhin për çështje të caktuara.
Kështu ka vepruar edhe gjatë seancës së sotme ku ka shpalosur një pankartë me çmimet e rritura gjatë këtij viti.
E gjitha ndodhi gjatë kohës që ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj po fliste në Kuvend për paketën antikrizë.

