Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sot në parlament deklaroi, se Berisha jo shumë vonë do të shpallet non grata edhe nga BE.
Ai nuk sqaroi se nga e kishte këtë informacion, por u mor edhe me çështje familjare të Berishës.
“Është për turpin e këtij kuvendi që një “non grata” të shpallur nga SHBA, dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE jo vonë, vijon të livadhisi i qetë.
Ai përbetim që opozita do të bëjë namin, mesa duket vetëm dasma është lajmi i madh i kësaj.” tha Balla.



