Shefqet Peçi, që pati pushkatuar pabesisht 22 burra në Buzëmadhe të Lumës së Kukësi dhe vdiq i papenduar dhe pa kërkuar ndjesë, pas lufte u bë Ministër Transporti, ndërkohë që ai donte të bëhej minister mbrojtje…
Enver Halili ishte një kuadër i lartë, sekretar i parë, thuhet, në Korçë.
Enver Halili e telefonon Shefqetin dhe i kërkon disa makineri pasi ky ishte ministër i punëve që kishin makineritë.
Shefqeti, duke menduar se po fliste me Enver Hoxhën, përgjigjej në telefon, – si urdhëron shoku Enver, si urdhëron shoku Enver.
Pas çdo kërkese të Enverit, Shefqeti thoshte ushtarakisht, si urdhëron shoku Enver.
Enver Halili, u emocionua nga kjo butësi e Shefqet Peçit dhe i thotë me përulësi në telefon:
Shoku Shefqet, jam Enver Halili…
Enver muti je…. se më ngrive gjakun, ia kthen Shefqet Peçi dhe ia mbylli rreptë telefonin…