Parcelat e rërës do t’i ndajmë që në dhjetor, por do shtojmë plazhet publike
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, tha sot se ka dalë e maskuar në plazhe për të inspektuar problematikat.
Ajo u shpreh teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” se ka inspektuar plazhe, konkretisht në Dhërmi, “e fshehur” nën syze dhe kapele, duke shtuar se asnjë nuk e ka njohur.
Ne po punojmë, tha ajo, që parcelat e plazheve t’i ndajmë që në dhjetor dhe do shtojmë plazhet publike.

