Kështu shprehet Ilir Meta, mbasi ka bërë një takim me aktivistë të Partisë së Lirisë në Njësinë Administrative nr 7, të kryeqytetit.
Kam qenë banor në këtë territor, shkruan Meta, dhe këtu kemi disa nga aktivistët më energjik.
Ja postimi:
Shumë i bukur rikthimi në terrenin e Njësisë nr.7 në Tiranë, ku kam qenë banor për shumë vite dhe që historikisht ka njohur disa prej aktivistëve më energjikë dhe me kontribute të mëdha politike. Kënaqësi të takohesha me drejtues dhe banorë të zonës dhe të ndanim bashkërisht idetë për të ardhmen.
Së bashku me qytetarët, aksioni politik i Partisë së Lirisë do të jetë i pandalshëm dhe triumfues! ??