Anija e peshkimit “Leone” me mbi 30 mijë litra karburant kontrabandë është bllokuar në det të hapur gjatë natës së të martës.
Bëhet me dije se në portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një operacion, ku brenda një anije u gjet dhe u sekuestruan 30 mijë litra naftë kontrabandë.
Mësohet se anija “Leone”, i përket dy vëllezërve nga Kavaja dhe dyshohej se nafta vinte nga vendet e Lindjes dhe do të hidhej në treg kontrabandë, pas blerjes në Liban.
Në lidhje me këtë policia ka arrestuar Shpëtim Canin, 43 vjeç si dhe Roland Canin, 41 vjeç, me detyrë përkatësisht kapiten dhe marinar i anijes së peshkimit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aktivitetit të kundraligjshëm.



