Edi Rama porosi të veçantë Met Rrumbullakut për Vis Martinin. Vis Martini është te lojërat e fatit, ka dijeni Olsi Rama, kështu u shpreh Sali Berisha në takimin e mbrëmjes me ekspertë të sigurisë dhe gazetarët
Shqipëria është një vend i pasigurtë, një vend ku bandat godasin, në parlament bëjnë ligjet, në qeveri bëjnë vendimet, në rrugë shkrehin breshëritë. Por në fakt një lidhje të madhe mes të trijave, e pandashme, ekziston.
Sot Edi Rama porosiste Met Rrumbullakun. I jepte porosi të veçanta për Vis Martinin. Po ja tregoj unë ku është Vis Martini. Ai është te lojërat e fatit. Shko e pyet Olsin, të thotë Olsi. Pyet kë të duash ti, por njerëzit e kanë të qartë si drita e diellit. Ai ishte biznesmeni njësh i lojërave të fatit. I vëllai i tij është hieja e tyre. Sa ishte ai, ishin ilegale. Iku ai, se ç’ndodhi me të, të pyesë lojërat e fatit, seç ndodhi me të askush se di, por dimë që lojërat u bënë të ligjshme tani.

