Zvkryeministrja Balluku, duke folur për Vendimin e Qeverisë për ndërtimet pa leje dhe shtesat e pallateve tha, se ndërtesat pa leje apo ato pallate ku janë bërë kate shtesë mbi lejet që u janë dhënë nga bashkitë do të sekuestrohen nga shteti.
Këto ndërtesa do të përdoren për familjet në nevojë, strehimin e familjeve të prekura nga veprat publike si dhe do të përdoren nga shteti si zyra.
Qëllimi i këtij vendimi është dekurajimi i ndërtuesve për të shkelur ligjin dhe ndërtuar pa leje, u shpreh ajo.
“VKM për konfiskim të objekteve të ndërtuara pa leje. Ka të bëjë me të gjitha ato ndërtesa pa leje në Shqipëri apo ndërtimin e shtesave mbi lejet që janë dhënë nga bashkitë. Kjo kohë ka mbaruar dhe kjo nuk do të ndodh më. Të gjitha ndërtesat që kanë këtë lloj specifike do të konfiskohen për përdorim publik dhe do u jepen qytetarëve që preken nga projekte publike. I gjithë ky proces është i gjatë dhe i bazuar në ligj dhe ka për qëllim dekurajimin e kompanive ndërtues që shkelin ligjin.
Gjithçka e ndërtuar pa leje do të kalojë në përftim të popullit. Këto kate e ndërtesa do të përdoren për familjet në nevojë, për nevojat e shteti për zyra dhe strehimin e familjeve që preken nga projektet publike”, tha Balluku.