NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë
    3 days ago
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    1 week ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 week ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Truss në gjurmët e Margaret Thatcher, përkrahëse e vendosur e doktrinës konservatore
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Kryeministri Rama: Ka një dritare tek e-albania, futuni aty dhe do t’ju ndihmojmë…
Kryesore
Dhuna mbi protestuesit/ Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë.
Kryesore
Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme/ Ermelinda Meksi: Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!
Të tjera
Defekti në Itali godet Rinasin: Anulohen Milano, Torino e Verona
Të tjera
Skënder Hita: Nuk tërhiqemi, mos na e merrni për dobësi që nuk po veprojmë më shumë
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Truss në gjurmët e Margaret Thatcher, përkrahëse e vendosur e doktrinës konservatore

Neutrale
Last updated: 2022/09/06 at 8:20 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Ajo ka si model Margaret Thatcher dhe i qëndroi besnike deri në fund kryeministrit britanik Boris Johnson. Kryeministrja e re britanike, Liz Truss, ka shumë ardhurues, por edhe mjaft që e kritikojnë.

Liz Truss e ka dëshmuar veten si mjeshtre e mbijetesës në qeveritë konservatore të dymbëdhjetë viteve të fundit. Karriera e saj njeh vetëm një drejtim: lart dhe pa pengesa. Nga ministre e Drejtësisë, në atë të Financave dhe të Tregtisë e në fund në krye të Ministrisë së Jashtme. Ndërsa shumë kolegë

të saj ranë viktimë të luftërave dhe intrigave brendapartiake, ajo i mbijetoi madje valës së fundit të dorëheqjeve pas rënies së Theresa May-it dhe doli sërish fituese nga riorganizimi i fundit i madh i kabinetit të Boris Johnson.

Liz Truss konsiderohet si besnike dhe punëtore, por askush nuk e ka vlerësuar ndonjëherë saktësisht për arritjet e saj. Vetëm një nga kolegët e saj, Rory Stewart, e kritikon kur shkruan në blogun e tij politik për kohën që kanë punuar së bashku në Ministrinë e Bujqësisë. Sipas menaxhimi i Liz Truss ka mbetur në stilin e “IBM të viteve 80” – shkruan ai duke e quajtur përvojën e tij të punës me Trussin si “traumatizuese”. Por Liz Truss ka punuar gjatë gjithë kohës pa u lodhur për imazhin e saj publik. Që kur mori drejtimin e Ministrisë së Jashtme, Liz Truss është shfaqur pa pushim në Instagram dhe Twitter.

Jo tradicionalisht konservatore

Liz Truss-i nuk vjen prej ndonjë familjeje tradicionalisht konservatore. I ati ishte profesor matematike, e ëma infermiere dhe prirjet politike të familjes ishin të majta. Prindërit e kishin marrë Lizin që të  vogël në protesta kundër energjisë bërthamore. Po ashtu edhe fillimet e angazhimit të saj në politikë. Si studente ajo qe anëtare e Partisë Liberale.

Po ashtu ajo nga pro-evropiane që ishte para referendumit të Brexit të vitit 2016, u kthye në një mbështetëse të zjarrtë të daljes së Britanisë nga BE. Vitet e fundit Liz Truss është bërë gjithnjë e më e djathtë dhe është një nga përkrahëset më të vendosura të doktrinës së pastër konservatore.

Ajo e sheh veten si pasuese të Margaret Thatcherit, e cila në vitet 1980 arriti që ta fuste ekonominë britanike në rrugën e rritjes përmes një kure drastike privatizimesh dhe decentralizimit. Liz Truss synon ta luftojë inflacionin aktual me ulje taksash, edhe pse ekonomistët e Bankës së Anglisë nuk pajtohen me këtë dhe kanë frikë se një e tillë vetëm mund të nxisë spiralen e çmimeve.

Në politikën e jashtme është e qartë se ajo nis menjëherë mosmarrëveshje me Evropën dhe dëshiron të anulojë menjëherë Protokollin e Irlandës së Veriut si pjesë e Traktatit të Brexit.

Sprovat e kryeministres së re

Gjithësesi dimri që pritet të shoqërohet me pakënaqësi dhe protesta kundër urisë dhe varfërisë dhe sistemit shëndetësor të dështuar në Britaninë e Madhe si dhe valët e paralajmëruara të grevave, do të jenë një sprovë për kryeministren pa përvojë.

Mbetet për t’u parë nëse Liz Truss do ta hedhë poshtë ideologjinë e saj konservatore po aq shpejt sa dhe bindjet e saj të mëparshme. Sidoqoftë përplasja mes realitetit të ashpër dhe besimit të saj në tregun e lirë do të ofrojë një spektakël interesant./DW

 

TAGGED: Lajme
Neutrale September 6, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Kryeministri Rama: Ka një dritare tek e-albania, futuni aty dhe do t’ju ndihmojmë…
13 hours ago
Dhuna mbi protestuesit/ Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë.
1 day ago
Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme/ Ermelinda Meksi: Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!
1 day ago
Defekti në Itali godet Rinasin: Anulohen Milano, Torino e Verona
1 day ago
Skënder Hita: Nuk tërhiqemi, mos na e merrni për dobësi që nuk po veprojmë më shumë
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Kryeministri Rama: Ka një dritare tek e-albania, futuni aty dhe do t’ju ndihmojmë…

Dhuna mbi protestuesit/ Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë.

Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme/ Ermelinda Meksi: Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!

Defekti në Itali godet Rinasin: Anulohen Milano, Torino e Verona

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?