Një grua rreth 50-vjeçe ende e paidentifikuar ka humbur jetën në plazhin e Shëngjinit, por jo në det.
Gruaja është gjetur pa shenja jete në zonën ranore.
Viktima është konstatuar sot, pak mbas orës 14- të dhe është njoftuar policia.
Uniformat blu dhe një autoambulancë me personelin mjekësor, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por thjesh konstatuan faktin se ajo kishte ndërruar jetë.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore .
Mësohet se viktima nuk ishte e shoqëruar me njeri tjetër në plazh.