Kremlini ka shtuar aktorët amerikanë Ben Stiller dhe Sean Penn në listën e personave “të padëshiruar” në Rusi, që do të thotë se tani atyre u ndalohet hyrja në vend. Dy aktorët, janë shfaqur krah presidentit ukrainas Zelensky.
Ata i bashkohen në listë yllit të Hollivudit Morgan Freeman, presidentit të SHBA Joe Biden dhe ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.
Të hënën, ministria e jashtme ruse emëroi 25 zyrtarë të lartë amerikanë, njerëz të biznesit dhe aktorë dhe tha se atyre iu ndalua hyrja në Rusi “në baza të përhershme”. Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së, Gina Raimondo, katër zëvendëssekretarë të tregtisë dhe gjashtë senatorë amerikanë u shfaqën në listë gjithashtu.
“Veprimet armiqësore të autoriteteve amerikane, të cilat vazhdojnë të ndjekin një kurs rusofobik, duke shkatërruar lidhjet dypalëshe dhe duke përshkallëzuar konfrontimin midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojnë të kundërshtohen me vendosmëri”, tha ministria.
Stiller dhe Penn kanë qenë kritikë të hapur të pushtimit rus të Ukrainës dhe të dy kanë vizituar Kievin që nga fillimi i konfliktit.
Dy aktorët janë tashmë në mesin e 1073 emrave në “listën e ndalimit” të Rusisë. Ako përfshin gjithashtu regjisorin amerikan të filmit Rob Reiner, kryeministren e sapozgjedhur britanike Liz Truss dhe shumë zyrtarë të MB, SHBA dhe BE.