Kryeministri Edi Rama e ka përqendruar vëmendjen sot në Berat dhe kjo përcillet nga vetë ai në rrjetet sociale.
Në një kohë të shkurtër, ai ka bërë me dije se ndodhet në tre fronte pune: Unaza e re e përfunduar, transformimi i lagjes Goricë dhe ristrukturimi i banesave të vjetra në lagjen Mangalem.
Më plotë, postimet e tij:
Goricë – Aty ku po transformohet e gjithë lagjja historike, duke përfshirë çdo rrugicë, të gjitha muret rrethuese, dy sheshet kryesore dhe pedonalen buzë Osumit. Një tjetër hapësirë publike dhe pushimi për qytetarët me pamjen e bukur të një mbi një dritareve, ku pjesë e restaurimit është dhe Ura e Varur e Beratit
📍Berat, Mangalem – Vijon puna për projektin e restaurimit të lagjeve e të banesave karakteristike, me histori e punime autentike, pjesë e projektit të Rijetëzimit të tyre për aktivitete ekonomike e sociale, duke mbështetur edhe me bonus të posaçëm pronarët që restaurojnë shtëpitë historike, me destinacion bujtina, librari, galeri artizanati, etj…🏘️
Vizitë në shtëpinë-muze të Vrionasve, një nga ndërtesat historike të Beratit mijëravjeçar🏡
📍Berat – Në Unazën e Re, ku sapo ka përfunduar puna duke rritur ndjeshëm frymëmarrjen e krejt qytetit🏰🚘🖼