Greva për pagat e prapambetura në Kosovë pati edhe momente kulmore, kur të shtunën ministri i Financave u godit me qese mielli si shenjë e pakënaqësisë legjitime.
Pagat e muajit gusht janë paguar, ndonëse greva ende vazhdon, ashtu siç edhe ka paralajmëruar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Qeveria Kurti është dorëzuar karshi vendosmërisë së sindikalistëve për grevë.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka ekzekutuar pagat edhe për pjesën e mbetur të organizatave buxhetore që përfshin edhe grevistët në arsim dhe administratë publike.

