Ministrja e ekonomisë dhe financave Delina Ibrahimaj deklaron se ekonomia shqiptare është në rritje.
Jemi në rrugë të mbarë, shkruan ajo, teksa i referohet buletinit të Ministrisë që drejton.
Simbas buletinit:
Të ardhurat u rritën 15.9%
Vende pune u shtuan 15%
Biznese u shtuan 10.7%
Qarkullimi sipas sektorëve 22%.
Të ardhurat totale për 7 mujorin e parë të vitit 2022 u realizuan 104%.
25000 bursa për nxënësit e shkollave të mesme e profesionale.