Kreu i Partisë së Lirisë po vazhdon takimin me strukturat e organizatës së gruas në Tiranë.
Në fjalën e tij ai është shprehur:
Vendi është në një situatë dramatike.
Rrezikojmë të shpërbëhemi si komb e si shtet nga largimi i të rinjve.
Është e kërcënuar vetë familja shqiptare.
Do mobilizohemi që kriza të marrë fund sa më parë.
Ka vite që nuk rriten rrogat dhe pensionet.
Në Kosovë qeveria ndihmon familjet dhe mbështet bizneset. Pse nuk ndodh në Shqipëri kjo gjë ? Sepse kjo është një qeveri zhvatëse.
Kjo është qeveri e bandave dhe detyrimet i ka dhe i ndjen vetëm ndaj bandave.
Takimi vazhdon…

