Kreu i PL-së Ilir Meta ka shkuar sot në Gjepalaj të bashkisë Shijak, ku i është vënë zjarri dhe digjen tonelata mbeturina duke ndotur mjedisin dhe duke çliruar helme nga plastika që shkrumbohen.
Ja si e përcjellë Meta në fcb këtë ngjarje:
“Sot në Gjepalaj të Shijakut, atje ku Edi Rama helmon njerëzit duke djegur tonelata me plehra për tërë natën, në pabesi ndaj komunitetit. Shijaku, Romanati dhe Ndroqi, sikur ka ndodhur një sulm kimik.
Solidaritet me të gjithë komunitetin! Koha e të pabesëve po mbaron!”