Ditën e sotme është mbledhur këshilli bashkiak i kryeqytetit, ku Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ka kërkuar mbështetjen e tyre për një projekt me 4 pika, që sipas tij, do të zhvillojnë kryeqytetin.
Kemi për të propozuar 300 km katrorë asfalt për të gjithë hapësirat urbane të Tiranës.
Kemi mbledhur të gjithë qindarkat dhe kemi propozuar t’i shfrytëzojmë në këtë fond për këtë projekt gjigant.
Tirana do të jetë në të gjithë territorin me ekskavator, me rrula dhe asfalt por është e vetmja mënyrë sesi ta sjellim Tiranën në terezi.
Planet:
– Projekt i urbanizimit dhe asfaltimit
– Fondi i AZHBRS për bujqësinë
– Bonusi i strehimit
– Një projekt simbolik pilot me bankë të nivelit të dytë që ka krijuar për herë të parë çerdhe brenda institucionit.

